A po ‘zhduket’ Covid-19 në Kosovë – ja sa raste të reja dolën brenda 24 orëve të fundit!

Aktuale

A po ‘zhduket’ Covid-19 në Kosovë – ja sa raste të reja dolën brenda 24 orëve të fundit!

Më: 9 maj 2022 Në ora: 14:53
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, në këtë kohë në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus.

Aktualisht në Kosovë janë 390 raste aktive me COVID-19, ndërsa brenda 24 orëve bëhet e ditur se janë shëruar 29 qytetarë të infektuar nga ky virus.

Njoftimi i plotë:

09 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 612 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.

Në total numri i rasteve aktive është 363.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat