Sarrazin: Ndoshta do ta zgjidhja Kosovën nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Sarrazin: Ndoshta do ta zgjidhja Kosovën nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:46
Manuel Sarrazin

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Kosova është vendi i tij i preferuar nga gjashtë shtetet tjera që i mbulon.

Duke shtuar tutje se ndoshta do të zgjidhte Kosovën nëse do të jetonte në këtë rajon.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”.

“Herën e parë që erdha në Kosovë ishte në vitin 2016 ose 2017 dhe kisha dëgjuar disa storie negative për Kosovën në Gjermani dhe kur erdha këtu që nga momenti i parë u ndjeva mirë dhe kjo është më e mira që mund të ndodhë kur vjen në një vend dhe të pëlqen të jesh aty. Në fakt, nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor ndoshta do të zgjedhja Kosovën ose njërën nga pesë vendet e tjera”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat