​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet nesër nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:


VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,


III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.


IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,


V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.


VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.


VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat