​Ministri Latifi vizitoi institucione të rëndësishme shëndetësore në SHBA

Aktuale

​Ministri Latifi vizitoi institucione të rëndësishme shëndetësore në SHBA

Më: 15 maj 2022 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare në SHBA, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka vizituar institucione të rëndësishme shëndetësore, me qëllim të gjetjes së rrugës së bashkëpunimit për transformimin e sistemit shëndetësor të vendit.

Me këtë rast, ministri Latifi ka vizituar Universitetin e Arizonës, Kolegjin e Mjekësisë, Qendrën e Integruar dhe Ndërdisiplinore të Simulimit dhe Edukimit Teknologjik të Universitetit të Arizonës.

Po ashtu, ai ka vizituar edhe udhëheqjen e Qendrës Kërkimore dhe Qendrën e Traumës së Nivelit të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor Benner në Tucson, Arizona.

Në të gjitha këto takime në funksion të bashkëpunimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, janë diskutuar dhe palët janë dakorduar për të bashkëpunuar në aspekte të ndryshme të edukimit, kërkimit dhe trajnimit.

Ministri Latifi tha se është shprehur gatishmëria për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me shtetin e Kosovës, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të avancohen sipas standardeve të duhura.

Vizita e ministrit Latifi në SHBA po realizohet me qëllim të arritjes së bashkëpunimit konkret mes dy vendeve në shëndetësi dhe marrjes së përvojave për zhvillimin dhe transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat