​Konjufca: Askush nuk u dënua për zhdukjen e Ukshin Hotit, Serbia nuk po ndryshon

Aktuale

​Konjufca: Askush nuk u dënua për zhdukjen e Ukshin Hotit, Serbia nuk po ndryshon

Më: 16 maj 2022 Në ora: 10:15 Përditësuar në ora: 11:27 më 16.05.2022
Glauk Konjufca

Konjufca: Veprat e Ukshin Hotit na e ndriçojnë rrugën tonë përpara

Askush nuk është dënuar dhe gjykuar për zhdukjen e tij, ndonëse dihet me saktësi cilat ishin autoritetet e burgut atë ditë kur është zhdukur Ukshin Hoti, kush ka qenë drejtori e kush kanë qenë gardianët, gjithçka dihet kjo tregon pikërisht se Serbia as nuk e qanë kokën për këtë veprime,

Në 23 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit, Ukshin Hoti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në shtëpinë muze të tij.

Kryeparlamentari Konjufca tha se 23 vite më parë është bërë një krim i madh të cilin e përjetoi gjithë kombi shqiptar.

Sipas tij, veprimtari dhe patrioti, Ukshin Hoti ka lënë trashëgimi të madhe dhe të gjatë për ta kujtuar.

Konjufca: Veprat e Ukshin Hotit na e ndriçojnë rrugën tonë përpara

Sot po bëhen 23 vite prej kur forcat shtetërore të Serbisë e zhduken patriotin dhe veprimtarinë tonë të shquar, intelektualin tonë të madh, Ukshin Hotin. Ky ishte një krim i madh dhe i rëndë të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja por e ka përjetuar mbarë populli jonë i mbarë kombit shqiptar sepse Ukshin Hoti ishte veprimtar i shquar. Veprimtaria e tij është e gjatë, shumë e vlefshme dhe shumë e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe atdhetare, të cilën gjithmonë do ta studiojmë brezat edhe të tashë, edhe në të ardhshëm për shkak të mendimeve politike që na i ka lënë Ukshin Hoti. Veprat e tij edhe sot e kësaj dite na e ndriçojnë rrugën tonë përpara edhe si zyrtarë politikë por edhe atyre që e studiojnë politikën”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ndonëse kanë kaluar 23 vite që nga zhdukja e Ukshin Hotit, shteti i Serbisë nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar ndonëse dihen autoritetet e burgut të asaj kohe kur ishte zhdukur veprimtari Hoti.

Konjufca tha se shteti serb duke mos e qarë kokën për këto veprime po tregon se Seria nuk po e ndërron të cilin e ka pasur në vitit 1998-99.

Sipas tij, veprimtari Ukshin Hoti ka qenë personalitet i cili nuk ka kalkuluar me favore dhe pozita gjithmonë ka qenë në anën e popullit.

Konjufca: Ukshin Hoti gjithmonë ka qenë në anën e popullit

Zhdukja e tij 23 vite tash pas shteti i Serbisë nuk ka dhënë fare përgjegjësi askush nuk është dënuar dhe gjykuar për zhdukjen e tij, ndonëse dihet me saktësi cilat ishin autoritetet e burgut atë ditë kur është zhdukur Ukshin Hoti, kush ka qenë drejtori e kush kanë qenë gardianët, gjithçka dihet kjo tregon pikërisht se Serbia as nuk e qanë kokën për këtë veprime, tregon se ky shtet as që po e ndërron drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 dhe gjithmonë në vazhdimësi kundër popullit shqiptar. Ukshin Hoti gjithmonë do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar për arsye se veprimtaria e tij patriotike, e cila shtrihet për dekada me rradhë, mos të harrojmë, ai ishte i gatshëm me humb edhe postin e profesorit të UP-së për të dal në mbrojtje të protestave studentore të vitit 1981. Ka qenë personalitet që nuk ka kalkuluar në pozita dhe në favore, ai gjithmonë ka qenë në anën e popullit”, u shpreh kryeparlamentari Konjufca.

Kujtojmë që Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Konjufca në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Serbia nuk ka dhënë fare përgjegjësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e veprimtarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe.

Konjufca tha se sot po bëhen 23 vite prej kur forcat shtetërore të Serbisë e zhdukën patriotin dhe veprimtarin shquar Ukshin Hoti.

Ishte një krim i madh i rëndë të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë populli ynë sepse Ukshin Hoti ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë. Veprimtaria e tij është shumë e gjatë, e vlefshme dhe e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe kombëtare të cilën gjithmonë do ta studiojnë brezat e tashmë dhe të ardhshëm”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se veprat e Ukshin Hotit edhe sot e kësaj dite na ndriçojnë rrugën tonë përpara.

Zhdukja e tij 23 vite tash pas, shteti i Serbisë nuk ka dhënë fare përgjegjësi, askush nuk është gjykuar e as dënuar ndonëse dihen saktësisht kush ishin autoritetet e burgut ditën kur u zhduk Ukshin Hoti. Kjo tregon se ky shtet nuk po ëndërron drejtimin të cilin e ka pas në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Ai deklaroi se Hoti ka qenë një personalitet që nuk ka kalkuluar në pozita e favore, por gjithmonë ka qenë përkrahë popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat