​Të enjten debati parlamentar për siguri

Aktuale

​Të enjten debati parlamentar për siguri

Më: 16 maj 2022 Në ora: 12:26
Mimoza Kusari-Lila

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten më 19 maj, ku në rend të ditës për shqyrtim është debati parlamentar për siguri, mirëpo mungon projektligji për tërheqjen e Trustit, për çka u kritikua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari tha se është formuar edhe ekipi për reformën zgjedhore.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkuan shqyrtim më të shpejtë të Projektligjit për Trustin.

Pasi thanë se është nevojë emergjente e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat