​Llugaliu takoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

Aktuale

​Llugaliu takoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel

Më: 16 maj 2022 Në ora: 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD) Kunio Mikuriya, të cilin e ka njoftuar mbi të arriturat dhe sfidat e Doganës së Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe mbi planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të kapaciteteve në të gjitha fushat.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya, ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancojë sistemin dhe proceset duke zbatuar mekanizmat e OBD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat