Tentimi vrasja në Klinë: Policia arreston pesë persona, sekuestron dy armë

Aktuale

Tentimi vrasja në Klinë: Policia arreston pesë persona, sekuestron dy armë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona nga të shtënat e armë zjarri.

Gazeta merr vesh se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi.

Gashi sipas këtyre burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tashmë 5 persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Lidhur me rastin Policia tashmë ka arrestuar 5 persona, dhe janë sekuestruar dy armë dhe fishekë”, tha shkurt Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat