Krasniqi viziton familjet e Gucatit dhe Haradinajt: Aty gjetëm qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare

Aktuale

Krasniqi viziton familjet e Gucatit dhe Haradinajt: Aty gjetëm qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:21
Krasniqi viziton familjet e Gucatit dhe Haradinajt

Sot, Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Pas reagimeve të shumta nga krerët institucional, kryetari i PDk-së, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në facebook, ka treguar se ka vizituar familjarët e Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt.

“Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne”, ka shkruar ai.

"E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare tek këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot", shkruan ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat