​Bislimi takon Gjukanoviq-in: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

Aktuale

​Bislimi takon Gjukanoviq-in: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:06
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e dy qeverive dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve, mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Bislimi në një postim në Facebook ka thënë se Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e dy shteteve tona është në BE. Përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit dhe përmbushjes së agjendës evropiane, janë objektiva tona të përbashkëta.

Bashkëpunimi rajonal është një prej mënyrave përmes së cilës konsolidojmë përafrimin e vendeve tona dhe angazhimin pozitiv ndaj fqinjësisë së mirë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat