Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt, reagon familja Imeri: Thaçi dikur kishte pasur...

Aktuale

Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt, reagon familja Imeri: Thaçi dikur kishte pasur...

Nga: A.SH Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:31
Hysni Gucati, Nasim Haradinaj

Sot Gjykata Speciale ka shpall fajtorë, krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro.

Për këtë ka reaguar familja e Haki Imerit, e cila ka thënë se drejtësia nuk duhet të pengohet nga askush.

Sipas tyre, ata që e pengojnë drejtësinë për të ndriçuar vrasjet politike mund të përballen me drejtësinë herët a vonë.

Shkrimi i plotë:

Verdiktet Gjykates Speciale jane te respektuara dhe te pranuara. Drejtesia nuk duhet te pengohet nga askush. Ata qe e pengojne drejtesine per te ndriçuar vrasjet politike mund te perballen me drejtesine heret a vone.

Thaçi dikur kishte pasur nje mendim te sakte ne lidhje me themelimin e kesaj Gjykate dhe per kete mendim vizionar duhet hequr kapelen..

I deshirojme suksese te metutjeshme Gjykates Speciale ne proceset e ardhshme dhe shpresojme qe liberalizimi i vizave te ndodhe sa me pare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat