Rama i kundërpërgjigjet Osmanit dhe Gjukanoviqit: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet

Aktuale

Rama i kundërpërgjigjet Osmanit dhe Gjukanoviqit: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet

Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:46
Edi Rama

Presidenti Malit të Zi i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovës, Milo Gjukanoviq, bashkë me homologen Vjosa Osmani, në një konferencë për media u deklaruan rreth “Open Ballkan”, duke theksuar se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet rajonit.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama, në një postim në Twitter tha se kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit.

“Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat