Avokati i ish-presidentit Thaçi: Nuk e di nëse Dick Marty do të ftohet si dëshmitar apo jo nga Specialja

Aktuale

Avokati i ish-presidentit Thaçi: Nuk e di nëse Dick Marty do të ftohet si dëshmitar apo jo nga Specialja

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:46
Pierre-Richard Prosper

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-Presidentit Thaçi, Pierre-Richard Prosper, tha se duke parë mënyrën se si Gjykata Speciale ka operuar gjatë këtyre dy viteve, nuk beson se do të ketë arrestime të tjera nga kjo gjykatë.

“Nuk e di, vërtet nuk e di se çfarë po planifikon ky institucion dhe çfarë duan të bëjnë. Unë mendoj se ata i kanë duart e zëna me këtë lëndë, mendoj se kjo lëndë duhet të menaxhohet. Nëse i shikon aktakuzat, nëse i shikon informacionet që prokuroria është duke i prezantuar, është sikur janë duke vendosur gjithçka, përfshirë lavamanin e kuzhinës, në shportë. Kjo më shtyn të mendoj se kush do ta organizonte këtë? Si do ta organizojnë këtë? Dhe me këtë nivel të organizimit, nuk e shoh se si mund të ketë aktakuza të reja” tha Prosper për emisionin Rubikon.

Prosper foli edhe për mundësinë që senatori Dick Marty të ftohet di dëshmitar nga ekipi mbrojtës i Thaçit, pas kërcënimeve të BIA-s serbe, për këtë çështje avokati tha se mbrojta do të bëjë gjithçka që është e mundur për të sjellë drejtësi.

“Nuk e di nëse zotëri Marty do të ftohet si dëshmitar apo jo, por e di se do të ishte interesante t’i dëgjojmë pikëpamjet e tij tash që ai qartazi ka një pikëpamje tjetër për burimet e tij të informacionit.

“Ne si ekip mbrojtës kemi të drejtë ta kërkojmë, të takohemi apo ta intervistojmë këdo, kjo përfshin natyrisht edhe zotëri Martyn, por neve nuk na duhet leje nga gjykata, nuk na duhet leje nga prokuroria, ne do ta bëjmë punën tonë, sepse puna jonë është që ta mbrojmë klientin dhe puna jonë është ta sjellim të vërtetën dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë”, tha Prosper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat