Kurti: Shembulli më i mirë do të ishte që Rusia të zëvendësohet me Kosovën në KiE

Aktuale

Kurti: Shembulli më i mirë do të ishte që Rusia të zëvendësohet me Kosovën në KiE

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:32
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit që po e bën në Këshillin e Atlantikut, ka thën se është një gjë shumë e mirë që Rusia u suspendua nga Këshilli i Evropës, dhe se gjëja më e mirë tani do të ishte zëvendësimi i saj me Kosovën.

“Nuk mendoj se do të kishte shembull më të mirë, për kohën ku jetojmë, sesa të zëvendësohet Federata Ruse me Kosovën”, tha Kurti.

“Nëse jeni me të vërtetë në anën e paqes dhe demokracisë, kjo është gjëja e drejtë për tu bërë. Përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën”.

Tutje i pari i Qeverisë tha se shpreson për më të mirën më 20 maj.

“Ne kemi aplikuar, është më se e duhur të aplikojmë. Është një organizatë shumë e rëndësishme dhe ne duhet të jemi pjesë e kësaj. Sidoqoftë është në dorë të shteteve të vendosin. Shpresojmë që zemrat e tyre të jenë në anën e duhur”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat