Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Aktuale

Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:39
Vehbi Kajtazi

Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale ku në bazë të saj, dy ish-krerët e OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati dënohen me nga 4.5 vjet burgim secili.

Kajtazi këtë vendim të trupit gjykues në Hagë e ka quajtur si të tepërt, por që sipas tij është i merituar.

“Këto janë pasojat e veprimeve të gabuara, shto kësaj kush i ka këshillu e kënd e kanë pasur avokat, të gjitha këto e kanë prodhu këtë pasojë pse Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë sot në paraburgim. Dënimi është tepër i rëndë, megjithatë e kanë merituar dënimin”, është shprehur ai.

“Dy njerëz tanë kanë kryer vepër penale, nuk ka kush që më bind mu se ata nuk kanë kryer vepër penale. Por cili është efekti, pasojat janë më të rënda edhe për të tjerët që janë në paraburgim”, ka thënë tutje Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat