Çitaku: Ish-krerët e UÇK-së kanë pasur beteja më të rënda, sesa kjo në Hagë

Aktuale

Çitaku: Ish-krerët e UÇK-së kanë pasur beteja më të rënda, sesa kjo në Hagë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:41
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ftuar në emisionin Prime Time, të Kanal10 ka rrëfyer për vizitën e saj bërë krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka thënë se Thaçi dhe të tjerët janë mirë, dhe i gëzohen çdo lajmi të mirë për Kosovën, por se fokusi kryesorë është tek beteja me të cilën po ballafaqohen.

“Po i kam takuar, janë mirë më shëndet janë të përqendruar në betejën e tyre ligjore. Më ka ardh shumë mirë që i kam parë të qetë, pa mllef i presin me entiziazën çdo lajm të mirë që vie nga Kosova, i gëzohen çdo suksesi, çdo përparimi, mirëpo i kanë një betejë shumë të madhe përpara dhe fokusi është aty”, tha Çitaku.

Tutje, Çitaku ka thënë se ish krerët e UÇK-së kanë pasur betejë edhe më të rëndë gjatë luftës, sesa kjo në Hagë.

“Po kjo nuk është beteja më e rëndë në jetën e tyre. Thaçi, Veseli Krasniqi, Selimi kanë jetuar edhe në kushte më të vështira, kanë jetuar në mal, kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri dhjeta herë, dhe kur i kanë hyrë betejës për lirinë e Kosovës ata e kanë llogaritu se edhe mund të mos jenë fare”, u shpreh Çitaku në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat