Qeriqi: Vendimi i Gjykatës Speciale është politik dhe me skenar të caktuar

Aktuale

Qeriqi: Vendimi i Gjykatës Speciale është politik dhe me skenar të caktuar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:05
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi tha se vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është vendim politik dhe me skenar të caktuar.

Qeriqi për Tëvë1 tha se ka pritur të veprohet me drejtësi dhe të ketë lirim për Gucatin e Haradinaj, pasi sipas Qeriqit, asnjëri nga ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka bërë vepër penale.

“Nuk e kam pritur një vendim të tillë. Kam pritur që sot do të marrin një vendim lirues apo një vendim me kusht, ata nuk kanë bërë skandale, në këtë rast Gucati e Haradinaj. Nuk është hetuar së kush kanë qenë ata persona që e kanë shkaktuar këtë skandal (nxjerrjen e dosjeve të Gjykatës Speciale), pra nuk ka bërë hetim as prokuroria se cili ka qenë qëllimi i këtij skandali. Pra, me vendimin e fundit të gjykatës të bën të besosh se ky vendim është krejtësisht politik, ka qenë një skenar i caktuar dhe i përgatitur mirë duke e realizuar deri në fund”, tha Qeriqi.

Teksa shtoi tutje se gjykata ka marrë këtë vendim pa u hetuar rasti siç duhet dhe nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat