Fetoshi: Gjykatën Speciale e kanë sjellë raportet e shumta ndërkombëtare

Aktuale

Fetoshi: Gjykatën Speciale e kanë sjellë raportet e shumta ndërkombëtare

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:29
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi tha se raportet e shumta ndërkombëtare dhe raporti i Dick Martit e kanë sjellë krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, konotacioni i krijimit të Gjykatës Speciale është politik.

Kosova ka qenë para dy zgjedhjeve. Pra është një padrejtësi shumë e madhe por edhe pasojë, sepse konotacioni i pastër i krejt kësaj ndërmarrje është politik, dhe këtë e di populli i Kosovës. Dy gjëra e kanë sjellë këtë situatë, e para është raportet e shumta ndërkombëtare, e dyta është një histori e gjatë që nuk duhet ta akuzojmë, akuza monstruoze e raportit të Dick Marti-it që ka pasur të bëjë me trafikimin e organeve njerëzore”, tha Fetoshi.

Fetoshi përmendi edhe gjykimet e mëhershme ndaj ish-krerëve të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Fetoshit këto gjykime kanë qenë “gjueti shtrigash”.

“Republika e Kosovës e cila që nga dita e parë e çlirimit të vendit ka dëshmuar gatishmëri dhe vullnet të plotë në të gjitha instancat, për bashkëpunim me drejtësinë, për Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë atje, pra një varg akuzash që unë i kam quajtur “gjueti e shtrigave” nga UNMIK-u e pastaj edhe EULEX-i”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat