Bashkëluftëtari i Haradinajt: Kemi pritur që ai dhe Gucati të lirohen

Aktuale

Bashkëluftëtari i Haradinajt: Kemi pritur që ai dhe Gucati të lirohen

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:14
Fatmir Koci

Fatmir Koci, bashkëluftëtar i ish-nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj thotë se ka pritur sot lirimin e tij dhe të Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale.

Koci deklaron se me këtë vendim ndaj Haradinajt e Gucatit, Gjykata Speciale dëshmon se është raciste.

“Krerët e UÇK-së që gjenden atje ndodhen padrejtësisht me argumente dhe dëshmi të falsifikuar nga shërbimi serb dhe ne kemi prit këtë vendim që sot do të lirohen Haradinaj dhe Gucati që jam bashkëluftëtar i tyre dhe i përshëndes.

Se është një gjykatë raciste dhe e kemi pritë këtë vendim jo me atë qetësinë që kemi menduar se do të ketë drejtësi me këto gjykatat ndërkombëtare por kësaj radhe u dëshmua që Specialja është Gjykatë njëetnike dhe po mundohet me çdo kusht ta njollosë UÇK-në kur UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe është e pastër si loti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat