Aksident i rëndë në Austri/ Përplaset autobusi nga Kosova, lëndohen rëndë disa persona - dalin detajet e para

Aktuale

Aksident i rëndë në Austri/ Përplaset autobusi nga Kosova, lëndohen rëndë disa persona - dalin detajet e para

Nga: A.M Më: 19 maj 2022 Në ora: 08:45 Përditësuar në ora: 11:52 më 19.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Austri

Përveç tre pasagjerëve, të gjithë të tjerët janë pa lëndime.

Kështu janë deklaruar sërish nga kompania “Armend Tours”, autobusi i së cilës u aksidentua në Austri.

Në deklarimin e kompanisë thuhet se pasagjerët janë dërguar me një autobus tjetër për në Gjermani.

“Deshta të ju njoftojë për aksidentin që ka ndodhur me autobusin tonë. Përveç tre pasagjerëve të gjithë të tjerët janë pa lëndime dhe i kemi dërguar me një autobus tjetër në Gjermani”, njoftoi kompania për Klankosova.tv.

Në orët e para të së enjtes autobusi me udhëtarë nga Kosova, që kishte destinacion të fundit Gjermaninë u aksidentua në Salzburg të Austrisë.

Nga mediat austriake ishte raportuar se janë lënduar 20 persona.

Aksidenti i autobusit nga Kosova, Ambasadori i Kosovës në Austri shkon në vendin e ngjarjes

Ambasadori i Kosovës në Austri Lulzim Pllana, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku në orët e para të së enjtes është aksidentuar një autobus me udhëtarë nga Kosova.

Pllana ka ofruar mbështetjen e ambasadës për të lënduarit në këtë aksident dhe familjet e tyre.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, është informuar mëngjesin e sotëm për një aksident trafiku të autobusit që po barte udhëtarë kosovarë drejt shtetit të Austrisë”.

“Ambasadori i Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Në Spitalin e Salzburgut, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona, dhe pas trajtimit, shtatë prej tyre janë liruar, derisa një person vazhdon të mbahet për trajtim në këtë spital”.

“Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore dhe shëndetësore në Salzburg, dhe do të dalë me një njoftim më të detajuar sapo të pranoj informatat zyrtare. Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do të ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”.

Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania

Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtës.

Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident.

E lidhur me rastin janë prononcuar edhe nga kompania “Armend Tours”.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”.

Dalin dyshimet e para për shkakun e aksidentit të autobusit nga Kosova në Austri

Nga Policia austriake kanë folur për dyshimet e para rreth aksidentit të autobusit nga Kosova në Salzburg të Austrisë, ku mbetën të lënduar rreth 20 persona.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin.

Ndërkohë, Komandanti i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.

“Në automjet ishin 28 persona,” tha Gerstgraser.

Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ai ka thënë se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova.

Aksident i rëndë në Austri/ Përplaset autobusi nga Kosova

Rreth orës 3 të mëngjesit, një autobus nga Kosova është aksidentuar në Salzburg të Austrisë.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se 20 persona janë lënduar, derisa nuk raportohet për viktima.

Kryqi i Kuq dhe zjarrfikësat intervenuan menjëherë. “Aktualisht dimë për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë”, tha për APA zëdhënësja e Kryqit të Kuq Roberta Thanner. “Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, përcjell "Bota sot".

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 mes nyjeve Salzburg-Nord dhe Wallersee në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë - fillimisht dyshohej për 50 - ka të ngjarë të jetë përplasur në hekurudhën qendrore të betonit mbrojtës për arsye që janë ende të paqarta, tha zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber për APA.

Image

"Në automjet ishin rreth 25 persona," tha për APA komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser. Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan në spitalin e aksidenteve dhe spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. "Tetë persona që mbetën të padëmtuar aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet," tha Gerstgraser, përcjell "Bota sot".

Sipas Wolfgruber, autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover.“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova".

Image

Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallëang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete, dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.

Autobusi i dëmtuar ishte ende në vendin e aksidentit rreth orës 06:00, për këtë arsye Westautobahn ishte i pakalueshëm në këtë zonë. Automjeti pritet të tërhiqet herët në mëngjes. Sipas Wolfgruber, ende nuk dihet pse ka ndodhur aksidenti.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat