Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Austri

Aktuale

Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Austri

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Përveç tre pasagjerëve, të gjithë të tjerët janë pa lëndime.

Kështu janë deklaruar sërish nga kompania “Armend Tours”, autobusi i së cilës u aksidentua në Austri.

Në deklarimin e kompanisë thuhet se pasagjerët janë dërguar me një autobus tjetër për në Gjermani.

“Deshta të ju njoftojë për aksidentin që ka ndodhur me autobusin tonë. Përveç tre pasagjerëve të gjithë të tjerët janë pa lëndime dhe i kemi dërguar me një autobus tjetër në Gjermani”, deklaroi kompania për Klankosova.tv.

Në orët e para të së enjtes autobusi me udhëtarë nga Kosova, që kishte destinacion të fundit Gjermaninë u aksidentua në Salzburg të Austrisë.

Nga mediat austriake ishte raportuar se janë lënduar 20 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat