Tahiri vendos bast: Jap dorëheqje nëse janë mbledhur 2 mln euro në Fondin e Sigurisë

Aktuale

Tahiri vendos bast: Jap dorëheqje nëse janë mbledhur 2 mln euro në Fondin e Sigurisë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:49
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri ka vendosur një bast me vetveten për Fondin e Sigurisë për FSK-në, të themeluar nga qeveria rreth dy muaj më parë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha sot në seancën plenare të kuvendit se nëse janë mbledhur mbi dy milionë euro në Fondin e Sigurisë, “do ta lë mandatin e deputetit”.

Tahiri kritikoi qeverinë për mbajtjen sekrete të informatave rreth fondit. Tha se është i sigurt se iniciativa për mbledhjen e fondeve të dedikuara për ushtrinë do të dështojë.

“Nëse janë dhanë mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, unë jap dorëheqje, e lë mandatin e deputetit, sepse ju as 2 milionë euro nuk keni me arritë me i mbledhë. Prandaj, kjo është një marre e madhe e cila iu mbulon juve!”, tha ai.

“Edhe oligarkët që i quanit dje, është mirë me dhënë pare, po ashtu secili qytetarë – sipas mundësive të tyre secili”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat