Qeveria të përgatitet, Rusia mund ta bëjë këtë gjë me Kosovën, për ta larguar vëmendjen

Aktuale

Qeveria të përgatitet, Rusia mund ta bëjë këtë gjë me Kosovën, për ta larguar vëmendjen

Nga: H.O. Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:55
Kosova

Ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar një rrezik që mund t’i kanoset Kosovës, nga Serbia. Edhe intelgjenca amerikane paralajmëron se Putini mund ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë, një hap që mund të inkurajojë edhe konflikte në zona tjera, si përmendet nga shumë Ballkani Perëndimor dhe Kosova.

Lidhur më këtë ҫështje ka folur analisti politik Faton Mehmeti, për ‘Bota sot’.

“Serbisë asnjëherë nuk i besohet, ajo është armike e pabesë dhe si e tillë nuk duhet ta harrojmë, Kosova të përgaditet ushtrakisht, është mirë që edhe të rekrutoj të rinj të aftë për luftë, si rezervë në rast të ndonjë sulmi. Rusia mund të cytë Serbinë për të bërë një hap të tillë, edhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina ku po përballët me humbje të mëdha, kështu që, asgjë nuk përjashtohet, të gjitha opsionet janë të hapura, Kosova të jetë vigjilente”, vlerëson Mehmeti.

Ai thotë më tutje se, Ukraina, është në një situatë të rëndë, me Rusinë që po pëson humbje, andaj mund të shpërqëndroj vëmendjen për të bërë ndonjë sulm të madh në Ukrainë.

“Qeveria të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm, në mënyrë që të jemi më të përgaditur për të mbrojtur vendin tonë, pavarësisht se KFOR-i amerikan është bazë e fuqishmë për siguri”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat