Kurti takoi kongresistët amerikanë Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres

Aktuale

Kurti takoi kongresistët amerikanë Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres

Më: 19 maj 2022 Në ora: 20:56
Albin Kurti me kongresmenë amerikanë

Anëtarësimin i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë ishin temat kryesore sot në takimin e Kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me kongresistët amerikanë Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres

Kryemnistri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka më shumë se 10 ditë që po qëndron në vizitë zyrtare ne SHBA ku ka zhvilluar takime të shumëta.

Sipas një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Kurti se ka theksuar angazhimin e Qeverisë dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

“Avokimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë ishin temat kryesore që ngriti Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimet e ndara me kongresistin Mondaire Jones dhe me kongresistët në Kongresin amerikan, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

 Kurti so tgjatë takimit me kongresistët amerikanë ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve për Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike

Më tej në njoftim thuhet se “Duke potencuar angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike, u bisedua për rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në ekonomi, mbrojtje e siguri, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat