Avokati Besnik Berisha: Gucati e Haradinaj janë viktima të juristëve që i këshilluan keq - aludon në Tomë Gashin

Aktuale

Avokati Besnik Berisha: Gucati e Haradinaj janë viktima të juristëve që i këshilluan keq - aludon në Tomë Gashin

Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:16
Besnik Berisha

Besnik Berisha ka thënë se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj janë viktima të juristëve që i këshilluan keq.

Avokati, Besnik Berisha, ka cilësuar dy të burgosurit si viktima të juristëve të keq këshilluar, duke aluduar në avokatin Tomë Gashi.

Sipas tij,  u kanë thënë se “të qenurit pjesë në lista dhe skandaleve të veteranëve janë të kundërligjshme, të rrezikshme për ata që do pasonin dhe për tani”, me pretendimin se një gjë e tillë do mund të përdorej në krijimin e një rrethane rënduese për masën e paraburgimit.

Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës së Hagës s’është asgjë tjetër përpos një “harrnim i dinjitetit faktik”.

Ai ka theksuar se gjyqtari përgjegjës në drejtimin dhe vendimmarrjen e procesit gjyqësor, nuk ka lënë vend për të besuar se nuk po konsideron si fajtorë të dyshuarit.

“Dhomat e Specializuara i marr si tërësi, nuk mund t’i ndaj”, ka thënë Berisha gjersa ka theksuar se 4 të dyshuarit po konsiderohen si “fajtorë, njerëz që po i ikin lirisë e shkaktojnë kaos”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat