Mustafa për Hekuran Muratin: Si mund të sillet një ministër i tillë me një grua ku nuk ka kamera e gazetarë

Aktuale

Mustafa për Hekuran Muratin: Si mund të sillet një ministër i tillë me një grua ku nuk ka kamera e gazetarë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 00:04
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar sjelljen e ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshi në seancën e sotme.

Mustafa në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se sjellja e Muratit ndaj Dumoshit ishte e pahijshme.

“Pse me të taku ty, kush je?”, Shkëlzen Gashi tregon arsyen pse s’po e tak…

Sipas tij, Murati duhej t’i kërkonte falje deputetes Dumoshi.

“Ishte një sjellje e pahijshme e një ministri të Kuvendit  të Kosovës, pavarësisht partisë prej cilës rrjedh ai. Secili ministër do duhej të ishte shembull, në fakt është shembull për të mirë apo të keq, deshën apo s’deshën ata”, tha Mustafa.

Ai shtroi pyetjen se si mund të sillet një ministër i tillë me një grua ku nuk ka kamera e gazetarë.

“Një sjellje e tillë e ministri Murati ndaj deputetes Dumoshi ishte e pahijshme. Ministri duhej t’i kërkonte falje një deputeteje. Brenga jonë më e madhe është si sillet një ministër i tillë me një grua ku nuk ka kamera e gazetarë prezentë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. Murati i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda kuvendit.

“E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, qortoi ministri, deputeten Dumoshi.

Në një kundërpërgjigje ndaj fjalimit të ministrit Murati, Dumoshi e quajti atë “arrogant” dhe “injorant”.

“Ministër, mua më vjen shumë ekq për ty. Ti je një arrogant i pashembullt në këtë kuvend. Unë jam Vlora Dumoshi, jam deputete e këtij kuvendi. Unë kam të drejtë të bëj edhe pyetje. Ti nuk ke të drejtë që me arrogancë dhe injorancë t’i drejtohesh deputetëve. Çka po mendon ti? Kush je vëlla ti? Ti neve po na flet si nxënësve të këqij. Ndale veten se je shembull i keq. Nuk ke t’i drejtë me m’u qasë mua në asnjë sekond! Këtë harroje, ministër! Në qoftë se ke ndonjë problem, të lutem zgjedhi problemet ku duhet, e jo këtu”, i tha Dumoshi, ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat