Në kujtim të masakrës së Dubravës, Haxhiu me studentë vizitojnë burgun

Aktuale

Në kujtim të masakrës së Dubravës, Haxhiu me studentë vizitojnë burgun

Më: 20 maj 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, sot do të zhvillojë një vizitë në Dubravë.

Agjenda:

11:30 – homazhe tek pllaka përkujtimore;

11:45 – fjalë rasti nga ministrja, Haxhiu;

11:50- fjalë rasti nga Dekani, Avni Puka;

11:55 -fjalë rasti nga Ministri, Liburn Aliu;

12:00 -fjalë rasti nga Enver Dugolli;

12:10 -vizitë në pavijonet dhe hapësirat e Q.K. Dubravë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kohë lufte e vrasjes së të paktën 99 të burgosurve shqiptarë të Kosovës dhe e plagosjes së rreth 200 të burgosurve në burgun e Dubravës, në veri-perëndim të Kosovës më datat 22-24 maj 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat