Kryeministri Kurti takohet me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:20
Foto nga takimi

Pas takimit me senatorin Chris Murphy, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis.

Kryeministri Kurti u shpreh se është kënaqësi t’i takojë përsëri, kësaj radhe në Washington D.C. U diskutua për veprimet e Qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe për rritjen e bashkëpunimint ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së. Kryeministri Kurti tha se luftimi i korrupsionit dhe reformat demokratike janë çelësi i suksesit ekonomik të një vendi dhe stimujt e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Duke pasur parasysh potencialin e Kosovës dhe interesimin e qeverisë për të mbështetur sektorin e Teknologjisë së Inovacionit, Senatori Tillis, e ftoi kryeministrin Kurti që të konsiderojë për mundësi bashkëpunimi edhe shtetin e Karolinës së Veriut (North Caroline) që ka rritjen me të shpejtë në industrinë bioteknike.

Senatorja Shaheen dhe senatori Tillis falënderuan edhe një herë Kosovën dhe institucionet e saj për rreshtimin me botën demokratike në dënimin e agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe kryeministrin Kurti për lidershipin e treguar me rastin e strehimit të afër 1500 qytetarëve afganë të evakuuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat