Kongresisti Meeks pas takimit me Kurtin vjen me një porosi për Serbinë

Aktuale

Kongresisti Meeks pas takimit me Kurtin vjen me një porosi për Serbinë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:38
Foto nga takimi

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Gregory Meeks ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Përmes një postimi në Tëitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovë.

Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendësministren e punëve të Jashtme, Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli.

Diskutuam për marrëdhënien e fortë SHBA-Kosovë dhe sfidat për sigurinë evropiane nga Rusia si dhe nevojën për Serbinë dhe të tjerët që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Meeks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat