Betohen edhe 257 ushtarë të rinj, Osmani: Anëtarësimi në NATO i domosdoshëm

Aktuale

Betohen edhe 257 ushtarë të rinj, Osmani: Anëtarësimi në NATO i domosdoshëm

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:48 Përditësuar në ora: 14:12 më 20.05.2022
Vjosa Osmani

Rekrutët e rinj krenarë që do t’i shërbejnë atdheut

Në Kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj sot nuk ishte një ditë e zakonshme, pasi sot përmes ceremonisë së betimit ushtrisë së Kosovës iu bashkuan edhe 257 ushtarë të rinj.

Shumë emocione dhe krenari ndjenin si vetë rekrutët, por edhe familjarët e shumtë në numër të cilët as temperaturat e larta nuk i penguan që të jenë afër fëmijëve për të festuar të arriturat e tyre.

Ushtari i sapobetuar, Argjend Kolica nga Peja i cili për 9 javë qëndroi në Kazermen në Ferizaj shprehu emocionet e tij për eksperiencën e re.

Ai tha se ndonëse ka pasur sfida gjatë trajnimit falë disiplinës në nivel dhe mënyrës së mirë të trajnimit sot ia doli të diplomojë.

Kolica: Sot kam shumë emocion ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme

“Kemi kaluar disa sfida që nuk kanë qenë të zakonshme në jetën civile që kanë qenë pak më ndryshe, por që i kemi kaluar me sukses dhe ka qenë një eksperiencë pak më ndryshe për neve edhe ka me ndryshuar jeta jonë shumë në jetën civile për arsye se disiplina këtu ka qenë në nivel shumë më të lartë dhe i kemi mësuar shumë gjëra të reja, vlen të ceket edhe angazhimi i instruktorëve dhe gjithë stafit që na kanë trajnuar në mënyrën më të mirë dhe gjithçka, infrastruktura ka qenë në nivel.... 28’00 Sot kam shumë emocione është një ditë e veçantë jo vetëm për mua por edhe për 256 rekrutët tjerë që morën pjesë në ditën e diplomimit për shkak se ka me qenë një jetë më ndryshe dhe do të vazhdojë një eksperiencë e re”, u shpreh ai.

Për këtë ushtar të ri është ndjenjë e veçantë të bartë uniformën e FSK-së për të cilën u sakrifikua brez pas brezi.

Kolica: Është ndjenjë e veçantë me pas uniformën e FSK-së për të cilën u sakrifikuan breza

“Është një ndjenjë e veçantë me pas uniformën e FSK-së duke e ditur që brez pas brezi janë sakrifikuar familjarët tanë për të ardhur në këtë ditë që ne me vesh uniformën tonë dhe me u ndje në një mënyrë pak më ndryshe”, theksoi ky rekrut.

Krahas shumë rekrutëve djem që nga sot janë ushtarë të rinj të FSK-së, trajnimin bazik në Ferizaj e kryen edhe disa vajza.

Në mesin e tyre, krenare që ia doli rrugës që kishte nisur shprehet Albulena Gashi.

Ajo tha se nuk ka nder më të madh se uniformën e Ushtrisë së Kosovës ta mbajnë edhe vajzat dhe gratë.

Gashi: Ftoj gratë dhe vajzat t’i bashkohen FSK-së sepse këtu ka barazi gjinore

“Eksperienca ime në trajnimin bazik ka qenë mjaftë sfiduese, por duke e pasur parasysh faktin se sa krenar bëhemi pastaj kur mundi dhe përkushtimi jonë shpërbëhet sigurisht që ia vlen. Gjatë këtyre nëntë javëve kemi hasur në sfida të ndryshme por të gjitha prej tyre ishin të kalueshme ndonëse ishin pak të vështira... Jam shumë e lumtur për faktin se shoh familjarët të cilët janë krenarë me punën tonë dhe sakrificat tona dhe të gjitha gjërat që i kemi bërë deri sot po shpërblehen këtu para familjarëve tanë... Gjithashtu iu bëjë thirrje edhe gjinisë femërore sidomos që të aplikojnë për faktin se në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizimin e instruktorëve të cilët drejtojnë sidomos Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në të cilën unë kisha këtë eksperiencë, është barazia gjinore gjithmonë dhe të gjitha gratë dhe vajzat inkurajohen që të aplikojnë në FSK, janë të mirëseardhura dhe janë të trajtuara njëjtë sikurse meshkujt”, u shpreh Gashi.

Nga Peja me shumë gëzim sot kishte ardhur në Ferizaj Hasan Kastrati pasi në Kazermën e Komandës dhe Doktrinës djali i tij po diplomohej dhe nga sot do t’i bashkohej si ushtar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se përkundër që për 9 javë e kishin djalin e tyre larg, mendimi se ai do t’i shërbejë vendit i ka bërë krenar dhe e kanë kaluar me lehtësi.

Kastrati: Po ndihem shumë i emocionuar dhe krenar

“Po ndihemi mirë, emocione krenarie me i shërby vendit nuk ka asgjë më me nder dhe më me respekt... Duke e ditur që e kemi në shërbim për ushtri dhe për vendin gjithmonë kemi qenë krenar dhe sot jemi krenar pa masë”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë edhe krerë të lartë institucional por edhe shumë familjarë të rekrutëve të tjerë.

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së

I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj,

I nderuar zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral Cikaqi,

E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu,

Të nderuar rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Ushtrisë sonë,

Shumë të nderuar familjarë të rekrutëve të cilët sot na bëjnë krenar të gjithëve,

Të nderuar të pranishëm,

Të nderuar përfaqësues të NALT-it dhe partnerëve tanë,


Brenda pak muajsh jam sërish në mesin tuaj për ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj. Kjo më bën nder dhe më bën krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transfromojnë në profesionalizëm.

Ju po e jetësoni çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave që përpos shtetit, donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial e çdo cepi Kosovës sonë.

Sikurse dikur djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealin e lirisë sonë, sot ju mbani mbi supet tuaja idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Për nëntë javë të trajnimit, rekrutët, të cilët po certifikohen sot kanë dëshmuar shkathtësi, përgatitje dhe profesionalizëm, të udhëhequr nga instruktorë të zot të ushtrisë sonë.

Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem, me të cilët Forca jonë po rritë numrin e pjesëtarëve të saj në mbi 3000.

FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, ndaj i inkurajoj vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje. Suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe duke e veshur uniformën e FSK-së.

Me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja, gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.
Kjo tregon se e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, teksa FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të fazës së tranzicionit.

Në kohën kur paqja globale po sfidohet gjithnjë e më tepër dhe kur tendencat autoritariste po ngrenë krye, forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri.

Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë që kemi përpara dhe të tjerët që e kanë kaluar këtë rrugë më herët janë të gatshëm që kurdo që Republikës sonë t`i bëhen mbrojtës.

Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë, prandaj, nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e ushtrive aleate në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Republikën e Kosovës.

Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal.

FSK-ja çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, falë këmbëngulësisë së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes së përhershme edhe nga institucionet e vendit por edhe nga aleatët tanë perëndimorë, e para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, një falënderim i veçantë për ShBA-të dhe të gjithë aleatëve tanë të cilët po ndihmojnë në rritjen e profesionalizimin e FSK-së dhe ngritjes së kapaciteteve të saj!

Të nderuar rekrutë dhe ushtarë,


Sot karriera juaj profesionale po merr një drejtim të ri. Ju nuk jeni ata që ishit dje, por jeni bërë ata që do të duhet të jeni nesër. Të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo situate, të motivuar dhe të përkushtuar kurdo që atdheu ka nevojë për ju.

Detyra juaj nuk është e lehtë, por është sa me peshë të madhe, po aq edhe fisnike. Nuk ka nder më të madh në jetë se sa t`i bëhesh mbrojtës atdheut. Unë kam besim të plotë në përgatitjen tuaj, sikurse besoj se angazhimi juaj në ushtri do ta ketë referencën e përhershme: atdheu mbi të gjitha!

Të nderuar rekrutë të certifikuar, me ju sot nuk e po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë.

Sytë tanë sot janë nga ju. Shpresa jonë është e varur te ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush.

Objektivi ynë është BE-ja, është NATO-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku Kosova e meriton të jetë të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në cilësinë e Komandantes Supreme të kësaj ushtrie, ju falënderoj rekrutë të dashur, të gjithë instruktorët tuaj, strukturën komanduese të FSK-së si dhe familjet tuaja të cilët ju kanë nderuar edhe ju e gjithë shtetin duke ju përkrahur në çdo hap dhe ju do t’i shërbeni shtetit po ashtu në çdo hap me punën që do e bëni.

Pres nga ju përkushtim dhe angazhim maksimal në përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga misioni fisnik i juaji në mbrojtje të atdheut!

Zoti e bekoftë Forcën e Sigurisë së Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën tonë!


Ju faleminderit!

Betohen edhe 257 ushtarë të rinj

Nga sot Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 257 ushtarë të rinj. Në ceremoninë e betimit të këtyre rekrutëve të rinj e cila u mbajt në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se me këtë numër të rekrutëve FSK-ja gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.

Presidentja e Kosovës u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri dhe se në këtë drejtim po punojnë në përgatitjen më të mirë të ushtrisë së Kosovës.

Osmani: Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri

“Agresoni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë se do të gjinden forca që do të duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë prandaj nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë dhe ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë të gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë por edhe një partnere e besueshme e aleatëve tanë në NATO, aleancë në të cilën synojmë të anëtarësojmë Republikën e Kosovës. Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal. FSK çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s falë këmbëngulësisë të pjesëtarëve të saj dhe mbështetje të përhershme nga institucionet e vendit, por edhe nga aleatet tanë perëndimor e para se gjithash nga SHBA-ja”, tha Osmani.

Osmani – ushtarëve të rinj: Me ju po e rrisim sigurinw dhe garancinw pwr njw tw tashme e tw ardhme mw tw mirw

Me ju sot nuk po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë, sytë tanë janë sot nga ju, shpresa jonë është e varur tek ju, synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush. Objektivi ynë është BE-ja, është NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare ku Kosova e meriton të jetë, të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë krahas forcimit të kompetencës të mbrojtjes dhe sigurisë”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se ushtria jonë po i shton radhët me vajzat dhe djemtë të rinj që atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm. Derisa ka inkurajuar vajzat dhe gratw qw sa mw shumw tw bwhen pjesw e ushtrisw.

Osmani: Rekrutët e rinj mbajnë mbi supe idenë e mbrojtjes së lirisë dhe integritetit territorial

Sikurse dikur djemtë dhe vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealin e lirisë sonë sot ju mbani mbi supet tuaja idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Për 9 javë të trajnimit rekrutët të cilët po certifikohen sot kanë dëshmuar shkathtësi, përgatitje dhe profesionalizëm të udhëhequr nga instruktorë të zot të ushtrisë sonë. Sot FSK-sw po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djemtë, me të cilët forca jonë po rrit numrin e pjesëtarëve të saj në mbi 3 mijë. FSK ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta ndaj inkurajoj vajzat dhe gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje”, tha ajo.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Kosova nuk do të mund të ishte këtu ku është tani pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa u shpreh se komandant i përjetshëm i ushtrisë së Kosovës është Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Ndërsa, theksoi se investimet në ushtri, blerja e pajisjeve dhe mirëqenia e ushtrisë mbetet prioritet i tyre.

Mehaj – rekrutwve tw rinj: Eprori i përhershëm dhe i përjetshëm është komandanti legjendar, Adem Jashari

Të dashur ushtarë jashtë jetës suaj profesionale do të keni eprorë dhe udhëheqës të ndryshëm, por një e keni të përhershëm dhe të përjetshëm dhe ai është komandanti legjendar, Adem Jashari. Sa herë që rreziqet na kanosin, sa herë që rrugët bëhen të mundshme sa herë që lypset sakrificë, forcë dhe guxim, trimëri, atë mund ta gjeni tek familjet e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e martirëve. Investimi në ushtri, blerja e pajisjeve ushtarake, mirëqenia e ushtrisë sonë është prioriteti ynë. Këto mundësojnë që të kemi një forcë të përgatitur të pajisur të trajnuar sipas standardeve të NATO-së. Ushtria e Kosovës po dëshmon çdo ditë që është e gatshme për misionet që na presin në të ardhmen së bashku me ushtritë e vendeve partnere”, tha ai.

Gjeneral brigade, Irfete Spahiu tha se këta 257 rekrutë për nëntë javë iu bënë ballë sfidave për të arritur në këtë ditë të rëndësishme.

Komandatja e Doktrinës tha se këta ushtarë të rinj që sot po i bashkohen ushtrisë së Kosovës treguan se janë të gatshëm për të shërbyer për vendin.

Spahiu: Me angazhimin tuaj vërtetuat se jeni të gatshëm t’i shërbeni vendit me nder

Uniforma që ju sot e keni veshur mbartë virtytet më të larta ushtarake të historisë sonë, të gjakut, djersës dhe sakrificës të shumë heronjve , dëshmorëve, veteranëve të luftës së Kosovës, prandaj nderojeni atë në mënyrë më të mirë të mundshme. Organizimi i stërvitjes ushtarake bazë ndonëse është themel i njësisë sonë kishte sfidat e saj siç janë identifikimi i instruktorëve të duhur mbështetja logjistike, hapësira, infrastruktura mirëpo me angazhimin e të gjithëve në njësi por edhe më gjerë të FSK-së që të përfundojnë suksesshëm edhe këtë gjeneratë... Me aftësitë dhe angazhimin tuaj treguar edhe njëherë vërtetuat se ju jeni tani të gatshëm t’i shërbeni vendit me nder, krenari dhe integritet. Janë këto tri vlera dhe vlera të tjera që iu këshilloj të mëshiroheni përjetësisht me to”, theksoi ai.

Në këtë ceremoni të betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, përfaqësues nga partnerë ndërkombëtar por edhe familjarë të shumtë. 

Osmani, rekrutëve të rinj të FSK-së: Sikurse UÇK-ja, ju bartni mbi supet idenë e mbrojtjes së lirisë

Presidentja e vendit, njëherit Komandantja Supreme e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Në fjalën e saj, Osmani tha se ndjehet krenare që Ushtria e Kosovës po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët sipas saj, atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm.

Ajo tha se rekrutët e rinj po e jetësojnë çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave të tërë, që përpos shtetit donin ta kenë edhe ushtrinë e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të çdo cepi të Kosovës.

Osmani aty tha se këta rekrutë dhe e gjithë FSK-ja, bartë në vete idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Sipas saj, FSK ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, andaj ajo tha se inkurajon gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

“Sikurse dikur, djemtë e vajzat e UCK-së që bartën mbi supe idealet e lirisë sonë, sot ju mbi supet tuaja mbani idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem me të cilët Forca jonë po e rrit numrin e saj në mbi 3 mijë. FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta andaj inkurajojë vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje”, tha Osmani.

“Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë janë të gatshëm që kurdo Republikës sonë t’i bëhen mbrojtës”, tha tutje ajo.

Në këtë kontekst, Osmani përmendi edhe agresionin rus në Ukrainë.

Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë se do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe ta cenojnë të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne, e kemi provuar të njëjtën gjë më parë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë, në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e besueshme e aleatëve tanë në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Kosovën”, është shprehur Osmani.

E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se nga sot, Kosovës i shtohen edhe 257 gardianë të lirisë, paqes e sovranitetit të vendit, teksa tha se përgjegjësia në rekrutët e rinj do të shtohet edhe më shumë.

Tutje, Mehaj iu drejtua rekrutëve të rinj se në jetën ushtarake ata mund të kenë eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përjetshëm, komandanti legjendar Adem Jashari.

Kur shikojmë nga kemi ardhur, e shohim UÇK-në e kur shikojmë se ku duam të arrijmë e shohim NATO-n. Por, edhe këtu ku jemi sot e edhe atje ku duam të arrijmë nesër nuk do të ishte e mundur pa UÇK-në. Të dashur ushtarë, gjatë jetës suaj ushtarake do të keni eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përhershëm e i përjetshëm, ai është komandanti legjendar Adem Jashari”, është shprehur Mehaj.

Në fund, Mehaj tha se sa herë që Kosovës i kanosen rreziqe, e rrugët bëhen të mundimshme e sa herë që lypet sakrificë, forcë e trimëri, atë mund ta gjeni në familjet e dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat