Selimi pas deklaratës së QUINT-it: Është parakusht nga aleatët për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe NATO

Aktuale

Selimi pas deklaratës së QUINT-it: Është parakusht nga aleatët për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe NATO

Më: 20 maj 2022 Në ora: 13:19
Petrit Selimi

Petrit Selimi, ish Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka reaguar pasi që QUINT-i gjatë ditë së sotme ka bërë thirrje që Kosova të respektojë.

Dhe zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se, sipas tij, aleatët e Kosovës po thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës për kishën e Deçanit, është një “parakusht” për integrimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO.

Mënyra si e lexova unë, dhe më besoni, kjo është mënyra e vetme për ta lexuar, aleatët tanë kyç dhe të domosdoshëm thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës të vitit 2016 për kishën e Deçanit, është një “parakusht” për integrimin në KiE, NATO, etj. Një mesazh i vështirë, por është një kërkesë e njohur prej vitesh”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat