Pasi u gjuajt me ujë nga këshilltari i LDK-së, drejtori Fetahu: Kjo tregon se në çfarë gjendje është kryesia e LDK-së në Podujevë

Aktuale

Pasi u gjuajt me ujë nga këshilltari i LDK-së, drejtori Fetahu: Kjo tregon se në çfarë gjendje është kryesia e LDK-së në Podujevë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:21
Avni Fetahu

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, thotë se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, nuk u mjaftua me hedhjen e ujit drejt tij vetëm së seancën e Kuvendit të Komunës.

Fetahu  deklaroi se gjatë pauzës së drekës Rrahmani shkoi dhe i tha se ‘a keni ende ujë me ju gjujt’.

“I njëjti që ka kërkuar falje në se seancë dhe nuk është dëgjuar nga asnjë prej nesh, gjatë pauzës kur ishim duke ngrënë drekë është afruar dhe tha se a keni ende ujë për t’ju hedh”, tha Fetahu.

Ai, mes tjerash, thotë se meqë dikur ishte pjesë e LDK-së tash e shohin si kundërshtar politik dhe kur asamblisti nuk pati argumente e hodhi me ujë.

“LDK-ja ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për arsimin e cila ishte paraparë që të mbahet në qershor. Gjithçka po shkonte mirë siç edhe shihet në pamje dhe një asamblist në vend të të hidhte argumente hodhi ujë. Ata nuk patë asnjë argument që të dëshmojnë atë që thonin ndërsa unë i kam listuar të gjitha argumentet”, tha ai.

“LVV-ja ka paraqit këso ngjarje kur ka pas kauza të mëdha, në kuvendin komunal të Podujevës hidhet ujë pas 20 vjetëve dhe si kuvendi gjithçka shkon në rregull. Por, këtë e kanë bërë për inat ndaj meje pasi që kohë më parë unë isha pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje po më shohin si kundërshtar politik”, tha Fetahu.

Teksa Rrahmani së fundmi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së, Fetahu thotë se tregon se në çfarë gjendje është LDK-ja.

“E gjithë kjo tregon se ky asamblist së fundmi është i zgjedhur si anëtarë i kryesisë së LDK-së dhe kjo tregon se në çfarë gjendje është kryesia e kësaj partie. Atyre u duhen edhe 20 vjet që të reformohen si kryesi edhe pse në prognozën time kur kam dalë pata thënë se ju duhen 10 vjet që të reformohen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat