​Kehoe: Prokuroria të urdhërohet që të kryejë detyrimet e saj

Aktuale

​Kehoe: Prokuroria të urdhërohet që të kryejë detyrimet e saj

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së po kërkojnë të dinë origjinën e materialeve shfajësuese, duke theksuar se mbrojtja duhet të mësojë nëse dokumentet e siguruara nga ZPS, janë marrë nga shërbimet sekrete apo prokuroria serbe. 

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se shërbimet sekrete serbe kanë ndërhyrë në dëshmi edhe në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi.

Emmerson: Shërbimet sekrete serbe kanë kërkuar të korruptojnë dëshmi në ish-Tribunalin e Hagës 

“Ekzistojnë prova nga procesverbalet e Tribunalit të Hagës për shembull që shërbimet e zbulimit të Serbisë kanë kërkuar që ta korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para gjykatës, një dëshmitar e ka pranuar një gjë të tillë në mënyrë specifike pra që ai ishte dërguar si dëshmitar nga shërbimet sekrete serbe dhe dëshmia e tij ishte e rreme...I vetmi dëshmitar që ka dëshmuar për heqjen e paligjshme të organeve është dëshmitari që unë e përmenda më përpara që më pas e pranoi që ishte gënjeshtër dhe se e kishin detyruar shërbimet sekrete serbe që të thoshte kështu”, ka thënë Emmerson.

Avokatët kanë insistuar të dinë nëse marrja e materialeve nga Serbia, mund të cenojë besueshmërinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndërsa sipas prokurorisë, parashtrimet e mbrojtjes si kushte për përgatitje të dosjes paraprake nuk janë reale por listë dëshirash.

Kurse, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe i ka quajtur qesharake deklarimet e prokurorisë.

Kehoe: Prokurori duhet të urdhërohet të bëjë punën e vet në mënyrë që çështja të ecë përpara 

“Të dalë prokurori para jush pothuajse pas dy vitesh pasi zotërinjtë janë future në burg, ndërkohë që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre, kjo me të vërtetë të lë pa fjalë. Ne kemi nevojë për këto dokumente, ne kemi bërë kërkesë, nuk e bëmë kështu pa e menduar, ekipi ynë nuk ka kohë të bëjë gjëra që nuk i duhet të bëjë, prokuroi duhet të urdhërohet, ta bëjë punën e vet që çështja të ecë përpara dhe të vejë në gjyq dhe t'i lërë këto budallallëqet që paraqet se i a plotësuar të gjitha urdhrat tuaja, ndërkohë ka kaluar më shumë se një vit nga koha që kishin parashikuar ta bënin”, ka thënë Kehoe. 

Kehoe ka thënë se ZPS nuk i ka përmbushur as për së afërmi detyrimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat