Kur Nazim Bllaca thoshte: Epror në SHIK e kam pasur Azem Sylën, kemi bërë vrasje, plagosje, rrahje brutale...

Aktuale

Kur Nazim Bllaca thoshte: Epror në SHIK e kam pasur Azem Sylën, kemi bërë vrasje, plagosje, rrahje brutale...

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:40
Azem Syla

Dëshmitari i Kadri Veselit, Nazim Bllaca, u tha se ka vdekur nga avokati i Veselit, por këtë e mohoi vëlali i tij.

Gjatë ditës, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, deklaroi se Nazim Bllaca, i vetëdeklaruar agjent i SHIK-ut, ka vdekur.

"Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. 

Bllaca më 2009 kishte deklaruar publikisht se ka kryer krime nën urdhrat e Azem Sylës që ishte pjesë e SHIK-ut.

“Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999”, pati thënë Bllaca, duke mos përmendur emrin e personit që thotë ta ketë vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat