Peci: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit do t’i hakmerret Kosovës

Aktuale

Peci: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit do t’i hakmerret Kosovës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:44
Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vlerësuar si gabim të madh moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka bërë me dije se moszbatimi i këtij vendimi do t’i hakmerret Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe në proceset e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

“Moszbatimi i vendimit te Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e parcelave të tokës Manastirit të Deçanit, është një gabim i madh, i cili do t'i hakmerret vendit tonë, si në procesin e dialogut, ashtu edhe në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Kisha Ortodokse Serbe e ka njohur autoritetin e institucioneve gjyqësore të Kosovës, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ndërsa organet ekzekutive të vendit tonë, nuk e zbatojnë vendimin e saj, por i trajtojnë vendimet e gjyqësorit në mënyrë selektive”, ka shkruar Peci në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat