Qela rrëfen se si të burgosurit vendosën të mos ikin nga Burgu i Dubravës

Aktuale

Qela rrëfen se si të burgosurit vendosën të mos ikin nga Burgu i Dubravës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:06
Raif Qela

Ish i burgosuri politik, Raif Qela ka rrëfyer se si 23 vjet më parë të burgosurit në burgun Dubravës kishin vendour të mos ikin nga aty.

Qela tutje rrëfeu një pjesë nga periudha sa ishte i burgosur në brugun e Dubravës e ku më pas serbët kanë kryer masakër ndaj shqiptarëve.

“Përgatitej një opinion që të përpiqemi të ikim sepse nuk do të na bëjnë asgjë forcat serbe, e në atë momente jemi mbledhur një pjesë e të burgosurve rreth 650 persona në pjesën ku ka qenë bodrumi i mensës, Avni Klinaku e kërkoi mendimin ton. E më pas doli para nesh duke thënë shokë po na thonë të dalim e të ikim prej burgut, e nëse përpiqemi të ikim u japim pretekst të na vrasin si “qentë”. Është më mirë të qëndrojmë këtu as sa kemi mundësi, sepse edhe nëse vritemi së paku vdekja jonë do t’i shërbejë çështjes”, tha Qela,

Ndërkohë, ai kujtoi momentet në kohën kur kanë mbetur pa bukë, gjë për të cilën ishte angazhuar gjithmonë Avni Klinaku, ndërsa për ndihmë ndaj të plagosurve ishin shquar Bislim Zogaj dhe Nait Hasani.

23 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviqit. Masakra atje është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat