Mbrojtja e Thaçit&Co po merr dokumente shfajësuese nga Serbia, 5500 materiale / Po ku do t’i merrë provat shfajësuese për vrasjet politike

Aktuale

Mbrojtja e Thaçit&Co po merr dokumente shfajësuese nga Serbia, 5500 materiale / Po ku do t’i merrë provat shfajësuese për vrasjet politike

Nga: Idriz Morina Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:26
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe

Në seancën e 12-të statusore në gjykatën speciale në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit, ku përfshihen edhe vrasjet politik, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, e ka vënë në dyshim moral organizimin e gjykatës speciale, se ZPS-ja ka zyre në Beograd dhe kërkoi nga ky institucion që të tregojë se cilat materiale shfajësuese i ka marrë nga Serbia.

Image
Hashim Thaçi, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës

ZPS-ja, sipas avokatëve deri më tani ka nxjerrë mbi 5,500 materiale shfajësuese dhe se këtë aktualisht po e bën sa më shpejt që po mundet.

Ata tashmë po ankohen vetëm për zvarritjen e nxjerrjes së këtyre akteve, pasi disa prej tyre ZPS-ja, i ka siguruar më 2015.

Të gjitha këto mirë se dalin ashtu, dhe këta të akuzuar të mos ndëshkohen për krimet e pretenduara nga serbët apo Serbia, të kryera ndaj tyre në 1998-1999.

Serbët kanë kryer gjenocid, dhe krime të panumërta ndaj shqiptarëve, përveç vrasje, plagosje, tortura, dhunime, rrahje, gjymtime etj., por edhe të natyrës materiale, djegie, plaçkitje e tmerre nga më të ndryshmet, duke e pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

Ku do t’i marrin ‘dokumentet’ për vrasjet politike

Por, nuk do të mund të marrin dokumente shfajësuese në Serbi për vrasjet politike, si për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqit, eprorit Sadri Ramqaj, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Haki Imerit, Ilir Konushecit, Behajdin Hallaqit, Drinit – Ekrem Rexhës, Rashit Mustafës “Karadakut”, Shaban R. Shalës, Agim Qelës, Mirush Dakajt, Shaban Manajt, Ramiz Hoxhës e Selman Binishit etj., Shefki Popovës, Ismet Rracit, Adem Ukëhaxhajt, Agim Çelajt, Hajdar Ahmetit, Xhevat Jusufit etj., plagosjet e Sabri Hamitit, Fetah Rudit...

Dhe dhjetëra të tjera, të kryera nga viti 2001 e më tej: Bekim Kastratit e Besim Dajakut, Bardhyl Ajetit, Smajl Hajdarajt, Sabahate Tolajt, Isuf Haklajt, Skënder Gashit, Ukë Bytyçit, kolonelit Tahir Zemaj, Enis dhe Hasan Zemajt, Kosovë e Albert Zeqirajt, Azem Ahmetit, nipi i Ahmet Delis etj.

Si do të përgjigjen të akuzuarit dhe si do të mbrohen nga avokatët? A do të thonë se edhe këto vrasje janë kryer nga Beogradi dhe me porosi të tyre?

Por, avokatët e të akuzuarve, veçanërisht të Thaçit dhe Veselit, nuk po kujdesen për imazhin e tyre në raport me Serbinë.

Image
Kadri Veseli në Hagë, ish-kryetar Kuvendi

Ata nuk po llogarisin se nëse materialet shfajësuese do t’i lironin nga akuzat mund të tingëllojnë apo të lexohen si njëlloj mbrojtje që po ua bën ose po e presin nga Serbia.

Nga akuzat për vrasjet e përmendura dhe të tjera, për të cilat ne nuk kemi të dhëna apo opinioni nuk i njeh ose rrallë prej tyre dhen, avokatët nuk do të mund ta bëjnë këtë, sidomos nëse familjet e viktimave qëndrojnë dhe nuk i dorëzohen tundimeve apo provokimeve të tjera.

Për çfarë akuzohen Thaçi dhe të tjerët?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-shefit të SHIK-ut Kadri Veseli, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Para 10 ditësh Prokuroria e Specializuar e Hagës, paraqiti edhe një shtojvë provash të rejash në tri grupe ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Kjo situatë mund ta zgjasë edhe më paraburgimin e tyre, para se të fillojë procesi i gjykimit.

Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar heton krimet nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ku u mbajt Gani Thaçi 18 ditë gjatë rrëmbimit nga policia serbe me 1998?

Pyetja, që shtrojnë avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, në një mënyrë shtrohet prej vitesh nga media në Kosovë dhe nga figura atdhetare, se cilat janë raportet e ndonjërit prej familjarëve të Hashim Thaçit me shërbimet serbe?

Po ashtu vetë Kadri Veseli, në një intervistë televizive pat deklaruar vite më parë, se sa ishte drejtor i SHIK-ut, organizata që e udhëhiqte ai, kishte marrë materiale dokumente sekrete - me thasë në Serbi, në Presidencë dhe institucione të tjera.

Kjo deklaratë e tij ka qenë bërë hit, nga se prej disave u vlerësua si mashtrim, dhe disa të tjerë i akuzuan se kanë bashkëpunuar me shërbime serbe.

Për vëllain e Hashim Thaçit, Gani Thaçin, është një botim, i gazetës së përditshme “Bujkut” që botohej para luftës, sipas së cilës, ai ishte mbajtur i ‘zhdukur’ 18 ditë.

Sipas raportit Gani Thaçi ishte rrëmbyer nga policia serbe.

Image
Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit

“Rrëmbimi i tij, thotë bashkëbiseduesi Gani Rexha (avokat i G.Thaçit v.r.) zgjati 18 ditë, përkatësisht prej 30 shtatorit deri më 17 tetor të vitit të kaluar (viti 1997 v.r.). Pra, gjatë kësaj kohe nuk është ditur asgjë për fatin e Gani Thaçit, ku gjendje ai, ku e kishin shpënë, edhe pse për të, që në start, ishin angazhuar mbrojtësit Gani Rexha e Bajram Kelmendi. Ndërkaq, në aktakuzë nuk shkruan se ku është mbajtur i akuzuari gjatë kohës së rrëmbimit”, thuhet në atë raport të gazetës “Bujku”, gazetë e financuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Gazeta mbante datën, “E mërkurë 14 janar 1998”, dhe ku shënohej raport i gazetës “Bujku” për procesin gjyqësor ndaj Gani Thaçit, i mbajtur një ditë më parë me 13 janar në Mitrovicë, në Gjykatën Serbe të Qarkut. Ndërsa, sipas atij raporti, aktgjykimi pritej të shpallej dy ditë pas raportimit me 16 janar, ditë e premte në ora 12.00.

Sipas aktakuzës Thaçi po akuzohej për tri vepra penale, njëra prej tyre, ‘terrorizmi’.

Siç raportonte “Bujku”, sipas mbrojtjes, avokatëve Gani Rexha, Jusuf Sadiku, Shefqet Ibrahimi, “nuk është vërtetuar, pohuan mbrojtësit, se Gani Thaçi të jetë organizator për rrethin e Drenicës dhe as që është pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu ndër vite ka pasur shumë raportime për ndryshimin e sjelljes së Gani Thaçit pas lirimit, madje sipas kujtimeve të luftëtarëve të kohës ai është konsideruar i dyshimtë nga një pjesë e ushtarëve të UÇK-së në atë zonë.

Nuk kanë munguar akuzat se ai ishte edhe bashkëpunëtorë i shërbimit serb, sipas citimit të një mediumi në Serbi, “Kurir”.

Në këtë kontekst Kosovës i duhet miratimi i ligjit të lustracionit, dhe zhbllokimi i dosjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat