Osmani në Këshillin e Evropës kërkoi që të pranohet Kosova

Aktuale

Osmani në Këshillin e Evropës kërkoi që të pranohet Kosova

Më: 20 maj 2022 Në ora: 21:23
Bujar Osmani

Sot, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka marrë pjesë në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Torino.

Ministri Osmani kërkoi që të pranohet Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, tha i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Kosova ka aplikuar që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat