​Mbrojtja kërkon t’i vendoset afat prokurorisë për paraqitjen e provave

Aktuale

​Mbrojtja kërkon t’i vendoset afat prokurorisë për paraqitjen e provave

Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që gjykatës i procedurës paraprake t’i jap një afat të caktuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të paraqitur provat.

Mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se kjo është mënyra e vetme që prokuroria të detyrohet të kryejë detyrat e saj, që sipas avokatëve nuk po e bënë një gjë të tillë.

Emmerson: ZPS-së t’i caktohet afat për paraqitjen e provave 

“E vetmja mënyrë se si mund ta detyrojmë prokurorinë që të kryejë detyrën është t’i caktohet afat për paraqitjen e provave të tyre, nuk mund të mendojmë që këta persona të kenë qëndruar në burg gjashtë apo shtatë vjet deri sa të dalë një vendim lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tyre”, ka thënë ai.

Me këtë është pajtuar edhe mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati David Young.

Young: Gjykatësi të urdhërojë prokurorinë për paraqitjen e provave

“Mendojmë që është e logjikshëm t’i vendoset një periudhë kohore fikse të themi një vit dhe prokuroria të zbatojë pastaj këtë afat. Sa i takon pakësimit të kohës për këtë çështje gjyqësore, barra i mbetët prokurorisë sigurisht, pra ne shpresojmë që i nderuari gjykatës do të jap ato urdhra që mund t’i jap në këtë moment, sa i takon pakësimit të orëve kjo është e mirëpritur nga ana jonë”, ka thënë ai.

Me këtë është pajtuar edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Gjatë konferencës, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se po përballen me vështirësi për shkak të redaktimeve të shumta.

Kehoe: Jemi të penguar nga redaktimet e mëdha 

“Kemi 24 dëshmitarë të cilët do të na bëjnë me dije vetëm 30 ditë përpara fillimit te dëshmisë së tyre çfarë do ta bëjë më të vështirë për neve, ndërkohë që kemi dy dëshmitarë të tjerë identiteti i të cilëve nuk do të na zbulohen asnjëherë. Asnjëherë nuk kam marrë pjesë në procese gjyqësore kur ka qenë rasti apo kemi pas këtë lloj kompleksiteti. Nuk po them se nuk po hetojmë por jemi të penguar jashtëzakonisht nga redaktimet e mëdha të cilat janë vendosure për dëshmitarët dhe deklaratat e tyre”, ka thënë ai. 

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi në një shkresë që i kishte drejtuar gjykatës ka thënë se rreth 100 dëshmitarë mbetën anonim për mbrojtjen ku përfshihen 69 dëshmitarë që do të mbetën anonim për mbrojtjen deri 30 ditë para fillimit të gjykimit dhe 24 dëshmitarë të tjerë që do të mbetën anonim deri në 30 ditë përpara dëshmisë së tyre.

Mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që identiteti i këtyre 69 dëshmitarëve të bëhet i ditur gjashtë muaj para fillimit të gjykimit dhe jo 30 ditë përpara gjykimit.

Mbrojtja e Thaçit gjithashtu ka thënë se deklaratat e prokurorisë se nuk po e akuzojnë UCK-së janë argumente të rreme.

Kehoe: Të themi se nuk po akuzohet UÇK-ja është argument fals 

E kuptoj që prokuroria nuk do ta thotë që po procedojnë UÇK-në, por në fakt ashtu janë duke bërë dhe për këtë mjafton të lexosh paragrafin 35 që liston pothuajse të gjithë personat UÇK-së në gjithë vendin si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, dhe të themi se nuk po akuzojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është një argument fals, i rremë”, ka thënë ai. 

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka caktuar 30 qershorin 2022 datë për konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Transmetimi i konferencës së sotme është përcjellur me probleme teknike çka edhe e ka bërë të vështirë të kuptohen qartë deklarimet e të gjitha palëve në sallën e gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat