Pamje të tmerrshme: Kufoma gjithandej në oborrin e Burgut të Dubravës

Aktuale

Pamje të tmerrshme: Kufoma gjithandej në oborrin e Burgut të Dubravës

Nga: N. Sh. Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:20
Pamje nga video

Sot shënon 23 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës.

Ishte viti 1999 kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë. Aty kishte filluar mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në një video të publikuar shihet tmerri dhe pasqyrimi i qartë i pamjeve të kësaj masakre.

Tmerruese është se të burgosurit që ishin aty, shihen të vrarë në oborrin e burgut.

Në këtë video, pjesë nga një libër mund të dëgjoni edhe rrëfime e përjetime nga të mbijetuarit e masakrës.

“Hijet e thyera” është libri i shkruar nga autori Rasim Selmanaj, i cili është një nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat