Nga Vetëvendosja i reagojnë Çitakut: Mos bëni filma, mos u bëni qesharak

Aktuale

Nga Vetëvendosja i reagojnë Çitakut: Mos bëni filma, mos u bëni qesharak

Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:45
Vlora Çitaku

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku e cila tha se e ka vërejtur që Shërbimi Sekret nuk e ka parë në përcjellje të kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA.

Abrashi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se këto akuza nuk qëndrojnë. Ai tha se këto deklarata u demantuan me videon që u publikua ku shihet se si përcjellet eskorta zyrtare e kryeministrit Kurti.

Sipas tij, opozita është duke bërë filma, duke i kaluar edhe kufijt.

“Këta të opozitës i kanë kalu krejt kufijt dhe tash po bëjnë filma. Jo ka prit te shkallt, jo s’është shërbimi sekret. Një këshill për kolegët e mi opozitarë është këqyrni ma pak filma, mos u bëni qesharak, bënu më serioz sepse kjo nuk qëndron. I pamë edhe videot të cilat edhe u demantun ku shihet se si bëhet përcjellja e eskortës zyrtare të kryeministrit dhe shoqëruesve të tij që janë atje. Nuk e shoh të rëndësishme me komentu këtë gjë. 

Sigurisht vizita e tij bëhet në mënyrë protokollare ashtu sic bëhet për krejt zyrtarët shtetëror që vizitojnë SHBA-të, pra këto akuza nuk qëndrojnë”, tha Abrashi.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se e ka vërejtur që Shërbimi Sekret nuk e ka parë në përcjellje të kryeministrit Kurti.

“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha ajo

Po ashtu, Çitaku përmendi ish-liderët kosovarë që derisa kanë vizituar ShBA-në, ishin nën përcjellje të Shërbimit Sekret të atij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat