Infektologu tregon se a mund të përhapet lija e majmunit në Kosovë, flet edhe për simptomat

Aktuale

Infektologu tregon se a mund të përhapet lija e majmunit në Kosovë, flet edhe për simptomat

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:42
Hamdi Ramadani

Pas pandemisë COVID-19, një sëmundje e re ka filluar të shfaqet në disa vende të Evropës edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njohur si lija e majmunëve, sipas infektologut Hamdi Ramadani ka mundësi që kjo sëmundje të shfaqet edhe një Kosovë, pasi që do të ketë lëvizje të personave nga shtete në të cilat ka filluar të përhapet kjo sëmundje.

Infektologu Ramadani ptha se kjo sëmundje është e rrallë në Evropë dhe paraqitet kryesisht tek të rinj.

“Në Evropë, SHBA është raportuar dhe janë paraqitur raste të lijës së Majmunëve një sëmundje virusale, një sëmundje që ne e gjejmë kryesisht të kafshët e egra e cila ka filluar të shfaqet në Evropë që nga fillimi i këtij muaji dhe është duke vazhduar një shpërthim i rasteve. Britania e Madhe deri më tash ka regjistruar diku nëntë raste këto raste do të jenë edhe më të shumta edhe në ditët dhe javët në vijemë. Edhe vendet e tjera siç është Spanja, Portugalia edhe një vend për rreth neve Italia kanë regjistruar raste dhe janë në observim. Kjo sëmundje për fat të mirë është sëmundje jashtëzakonisht e rrallë sidomos në Evropë, dhe paraqitet kryesisht tek të rinjtë. Kjo është një sëmundje virusale dhe është kaherë e njohur në botë kryesisht në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, dhe ndihet si sëmundje endemike, dhe ekziston mundësia e një sëmundje edhe pandemike edhe përhapja edhe në vendet e tjera” , tha Ramadani.

Sipas tij, kjo sëmundje po ashtu është e njohur edhe në shkencë dhe mjekësi që nga viti 1957 apo 1958, kur është regjistruar si sëmundje e ngjashme me lijën e ujit ose me sëmundjen e njohur si “Lija e Madhe” apo “Variola Major”.

Kurse tek njerëzit, kjo sëmundje është paraqitur fillimisht në vitin 1970 tek një 9-vjeçar.

Ramadani tregoi se kjo sëmundje përhapet nga spërklat e pështymës dhe lëngjeve të njeriut apo kafshës së infektuar.

“Lija e majmunëve është sëmundje virusale dhe transmetimi i këtij virusi bëhet me anën e spërklave të pështymës, me anën e kontakteve dhe me lëngjet infektuese të personave dhe normalisht edhe të kafshëve.

“Deri më tani nuk ka të dhëna për një shqetësim shumë serioz, megjithëse OBSH dhe CDC si organizata më të fuqishme botërore, me kujdes janë duke i përcjellë situatat dhe këto raste po monitorohen dhe është duke e parë se a mundet lija e majmunit të jep edhe simptomatologji edhe serioze. Dhe të shikohet se a mund të shfaqet edhe një sëmundje me përmasa edhe më të mëdha”, tha Ramadani.

Sipas Ramadanit, për shkak të udhëtimeve, kjo sëmundje mund të përhapet edhe në Kosovë.

“Edhe vendi ynë në të cilin vijën edhe shumë persona nga vendet në të cilat janë shfaqur rastet me lijën e majmunëve është edhe e mundshme dhe e pritshme që ditët apo javët në vijemë mund të paraqitet edhe ndonjë rast i kësaj sëmundje. Autoritetet shëndetësore në nivel vendi sikurse edhe ato në nivel botëror duhet në mënyrë të kujdesshme dhe të matur që të monitorojnë në çdo moment situatën me pacientët dhe në këtë kuptim mendoj se mund të identifikohet sëmundja dhe të merren masat kufizuese”, tha ai.

Ramadani tregoi më tej edhe simptomat e lijës së majmuit.

“Simptomat e kësaj sëmundje janë kryesisht temperaturë e cila mund ë jetë edhe e moderuar, këta të sëmurë kanë ankesa me dhimbjet e nyejve dhe të kokës, iu paraqitet enjte të nyjave limfatike, manifestohen edhe dridhjet e trupit, ethet, dhe një simptomë dominonte është paraqitja e lodhjes, po ashtu edhe apetiti mundë të jetë i dobët. Po ashtu paraqitet edhe skuqje të duarve, fytyrës apo pjesëve të ndryshëm të trupit”, përfundoi Ramadani .

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë, të ashtuquajtur lia e majmunëve, për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat