Gërvalla uron homologen e re franceze: Presim bashkëpunim më të ngushtë mes Kosovës dhe Francës

Aktuale

Gërvalla uron homologen e re franceze: Presim bashkëpunim më të ngushtë mes Kosovës dhe Francës

Më: 21 maj 2022 Në ora: 18:08
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përgëzuar Catherine Colonna-n për emërimin si ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Francës.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Gërvalla ka thënë se me Colonna-n pret të ketë bashkëpunim të ngushtë “për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”.

“E përgëzoj Catherine Colonna-n për emërimin e saj si Ministre e re e Punëve të Jashtme të Francës dhe i uroj të gjithë suksesin e nevojshëm në këtë kohë vendimtare për Evropën tonë të përbashkët. Ne presim një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës dhe Francës për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar kryediplomatja.

Ndryshe, ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, emërimin e Catherine Colonna si ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë e re franceze e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën.

Kjo pasi siç ka thënë, ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha ngjarjeve tragjike që lidhen me Kosovën.

Kosova duhet pra me urgjencë dhe strategji të qartë t’i qaset qeverisë së re franceze për vizat dhe çështje tjera me interes duke e shfrytëzuar pozitivisht këtë mundësi apo fat”, ka shkruar Kraki në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat