Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë.

MPJ shkruan se Kosova mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin malazez. 

“Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka fqinj dhe mezi pret që të forcojë lidhjen tonë që kemi mes shteteve tona dhe më e rëndësishmja, traditën mes njerëzve tanë të mirë”.

Para disa ditës në Prishtinë për herë të parë erdhi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili lavdëroi “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” të Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se është i lumtur që edhe Kosova ndan po të njëjtat qëllime strategjike për një të ardhme europiane.

Mali i Zi e mbajti referendumin për pavarësi më 21 maj të 2006-ës. Pas verifikimit, referendumi u përfshi në një deklaratë të pavarësisë gjatë një sesioni të posaçëm parlamentar më 31 maj. Kuvendi i Republikës së Malit të Zi bëri një deklaratë zyrtare të pavarësisë më 3 qershor. Por, 21 maji shënohet si Dita e Pavarësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat