​Jep dorëheqje drejtuesja e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Aktuale

​Jep dorëheqje drejtuesja e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Më: 21 maj 2022 Në ora: 18:46
Pranvera Ejupi

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka dhënë dje dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqjen e konfirmoi për KosovaPress vet Pranvera Ejupi.

Ajo ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat