“Pse s’e pranon i Madhi n’Shtëpinë e Bardhë?”/ Çun Lajçi: Rri edhe pak Albin

Aktuale

“Pse s’e pranon i Madhi n’Shtëpinë e Bardhë?”/ Çun Lajçi: Rri edhe pak Albin

Nga: P.R Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:37
Albin Kurti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e sa ditë.

E gjatë ditë së sotme, Kurti ka paralajmëruar kthimin në Kosovë, ku përmes një postimi në facebook ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij gjatë qëndrimit në Washington DC dhe takimeve që ka pasur me zyrtarë amerikanë.

Por aktori Çun Lajçi i ka bërë thirrje Kurtit që të qëndrojë ende në Amerikë.

“Ç’keni që kruheni ku s’ua mbrrinë dora? Ate investimin 200 milionësh që e nënshkroi, pse ia atribuoni tani AAK-së? Pse e tallni? Ç’ka ka ky turreci që kcen sa n’jug sa n’veri? Pse s’e pranon i Madhi n’Shtëpinë e Bardhë ? Pse nuk këthehet azilanti, turisti ? Ai do t’kthehet, ashtu siç shkoi; pa iu pyet juve! Dhe do t’na thotë: Kosova asht Amerikë e Amerika asht n’Zemrat tona!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Rri edhe pak Albin

Ai do t’kthehet nesër, mbasnesër, mbas nji jave, mbas nji mueji, s’ka randësi kur, i randësishëm asht kthimi, ma i plotë se shkumja!

Kur po shkon, i thoshit?

Pse s’po shkon?

S’po guxon! S’po t’lanë! S’po të duen!

S’je i mirëseardhun! I urrejtun je!?

Po tani pse zhurmoni?

Ç’keni që kruheni ku s’ua mbrrinë dora?

Ate investimin 200 milionësh që e nënshkroi, pse ia atribuoni tani AAK-së?

Pse e tallni?

Ç’ka ka ky turreci që kcen sa n’jug sa n’veri?

Pse s’e pranon i Madhi n’Shtëpinë e Bardhë ?

Pse nuk këthehet azilanti, turisti ?

Ai do t’kthehet, ashtu siç shkoi; pa iu pyet juve! Dhe do t’na thotë: Kosova asht Amerikë e Amerika asht n’Zemrat tona!

Rri edhe pak Albin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat