Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

Aktuale

Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

Më: 21 maj 2022 Në ora: 22:55
Vjosa Osmani

Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryeministrin në ardhje të Australisë, laburistin Anthony Albanese.

Presidentja Osmani, përmes Twitter-it, i është drejtuar Albaneses, duke i uruar fitoren në zgjedhje.

Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë.

Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat