Përplasje në Bundestag, shkak bëhet ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Aktuale

Përplasje në Bundestag, shkak bëhet ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 07:28
Deputeti i CDU-së, Paul Ziemiak

Për Kosovën është folur dje në Bundestagun gjerman e madje ka pasur edhe përplasje mes deputetësh.

Deputeti i CDU-së, Paul Ziemiak, u është përgjigjur përfaqësuesve të krahut të djathtë ekstrem, të cilët intervenimin e NATO-s në Kosovë e kanë cilësuar si gabim të Gjermanisë. Ziemiak ka thënë se Gjermania duhet të jetë falënderuese për ushtarët gjermanë që kanë shpëtuar jetën  shqiptarëve të Kosovës. Ndjekim deklaratën e tij.

“Para se te vij tek neni, të cilin e paraqiti AFD, duhet të kthehem edhe një herë tek një pikë, të cilën nuk dua ta lë pa përmendur. Dr Gisi, ju këtu keni folur për ndërhyrjen ushtarake të Bundesverit tonë jashtë shtetit. Ju keni thënë se ndërhyrja në Kosovë më 1999 ishte një gabim i yni. Tani dhe partia e juaj thotë që keni pasur të drejtë. Zonja e zotërinj, normalisht që nuk duhet të kacafytemi në këtë pikë, por  ishte një gjenocid i pabesueshëm, ishte dhunë mbi popullin e Kosovës. Atëherë 'SP' dhe të 'Gjelbrit' kanë marrë nismën përmes të cilës e kemi mbështetur edhe ne, si CDU. Unë mendoj se duhet të jemi falënderues për ushtarët tanë, të cilët kanë shpëtuar aq shumë jetë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999”, përfundoi deklaratën deputeti i Bundestagut gjerman, Paul Ziemiak.

Deputeti i Bundestagut gjerman ritheksoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e drejtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat