Hoti “thumbon” Kurtin: Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën e të gjitha adresave

Aktuale

Hoti “thumbon” Kurtin: Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën e të gjitha adresave

Nga: M.L. Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:12
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti hodhi kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për shkak se gjatë vizitës në SHBA nuk qëndroi për vizitë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndonëse kishte “shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë”.

"Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave; Shtëpia e Bardhë.

Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta", ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat