​Kurti reagon për aksionin në veri, flet edhe për të shtënat me armë - ky është mesazhi i tij

Aktuale

​Kurti reagon për aksionin në veri, flet edhe për të shtënat me armë - ky është mesazhi i tij

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:47
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se krimi po luftohet pa ndërprerë.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10.000 bimë ilegale.

Pati të shtëna në drejtim të policisë dhe doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”,
ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat